Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati kanë vazhduar përplasjennë rrjetet sociale lidhur me “mosvotimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025”.
Përmes një postimi në Facebook, Murati thotë se “po ta kishit votuar buxhetin e Prishtinës në seancën e fundit, sot Komuna e Prishtinës do ta kishte në dispozicion buxhetin e plotë dhe fare s’do të kishte probleme me buxhet”.
Pas kësaj kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është kundërvënë ministrit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, duke e akuzuar qeverinë se e ka bllokua Kryeqytetin duke e lënë atë pa buxhet.




