Në Deçan është zbuluar murali kushtuar ushtarëve të UÇK-së, e realizuar nga artisti Bledar Cakalli.
Ky mural është një kujtesë e gjallë e sakrificës, guximit dhe idealit për liri.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, falënderoi të gjithë që morën pjesë në këtë moment simbolik e domethënës.
“Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!” – përfundon Ramosaj.






