Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1231 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 26 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 26 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 17 persona, kurse 10 person janë dërguar në mbajtje gjatë 24 orëve të fundit.





