Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar sot popullin shqiptar me rastin e Ditës së Çlirimit të vendit.
Ai ka theksuar se kjo ditë historike simbolizon vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti shqiptar dhe sakrificat e brezave që luftuan për liri.
Në mesazhin e tij, Begaj u përkul me nderim para dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore dhe gjithë atyre që dhanë jetën për atdheun.
Ai shtoi se mirënjohja për këtë sakrificë nuk është vetëm kujtesë historike, por edhe një detyrim i përditshëm për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen.





