Atmosfera e 28 Nëntorit këtë vit, u shoqërua me një moment tejet emocional nga këngëtarja Fifi, e cila në concert kujtoi kolegun e saj të ndjerë, Shpat Kasapin.
Gjatë performancës, Fifi interpretoi këngën “Valle Kosovare”, një nga këngët më të njohura të Kasapit , duke e kthyer skenën në një homazh plot ndjenjë dhe respekt. Emocionet ishin të dukshme, ndërsa ajo me zë të dridhur u drejtua publikut me fjalët:
“O Shpat, mos t’u harroft emri kurrë!”
Publiku reagoi me duartrokitje të gjata, ndërsa ky moment u vlerësua si një nga prekësit e mbrëmjes së Festës së Flamurit.Performanca e Fifit kujtoi edh një herë se sa shumë mungon artisti i ndjerë dhe se veprat e tij vazhdojnë të jetojnë te publiku.





