Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në disa vende në rrugë të lagura, informoi LAMM në raportin e saj të mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
Intensiteti i trafikut në rrugën jashtë qendrave të qyteteve është mesatar. Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare të Maqedonisë për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM rikujtojnë obligimin ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit.




