Moscertikimi i Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të 2025-tës, anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haki Abazi po e konsideron një taktikë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se edhe vet kryeministri në detyrë Albin Kurti e di që nuk ka bazë ligjore për ta ndaluar certifikimin e kësaj liste, raporton Ekonomia Online.
Abazi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në këtë mënyrë Kurti po ia bën gropën vetës por edhe Kosovës në arenën ndërkombëtare, marrë shkas këtu edhe reagimet e ambasadorëve, për të cilat ka heshtur LVV.
Abazi tha se LVV e kishte shansin për ta krijuar mundësinë ligjore që Lista Serbe mos të certifikohet.




