Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se nga e hëna do të fillohet me mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët që ministria është kompetente e po ashtu njoftoi se tashmë janë përgatitur për sezonin e dimrit.
Ai këto deklarata i bëri në takimin me drejtorin e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve, z. Qamil Feka, zyrtarë të Policisë së Republikës së Kosovës dhe zyrtarë nga Departamenti për Menaxhimin e Trafikut Rrugor, z. Jeton Rexhepi.
“Kujdesi i shtuar në komunikacion mbetet gjithmonë i nevojshëm” – shkruan Durmishi.




