Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Janë regjistruar gjithsej 22 aksidente me të lënduar dhe 44 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2040 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 21 persona, ndërsa 8 janë dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i ndalimit policor, ndërsa 2 persona janë dërguar për të vuajtur dënimin.




