Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ndarë një mesazh në Facebook, duke shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në shënimin e 10-vjetorit të “Fundjavë Ndryshe”.
Ai theksoi se ishte një nder të merrte pjesë së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe shumë miq të tjerë në këtë ngjarje të rëndësishme.
Ahmeti e përgëzoi Arbër Hajdarin për punën e tij të jashtëzakonshme dhe e uroi që të vazhdojë me këtë mision të humanizmit dhe solidaritetit.




