Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar për mërgatën tonë duke thënë se ata kanë qëndruar gjithmonë krah për krah me Kosovën.
Ai thotë se në kohën e rezistencës paqësore, ata ishin hambari i Kosovës, mbështetja ekonomike dhe morale ndërsa gjatë luftës, diaspora ishte aktivisht e angazhuar, duke u bërë pjesë e përbërëse e luftës për liri dhe logjistikës së UÇK-së.
Haradinaj shton se vëllezërit dhe motrat nga diaspora ishin zëri ynë në botë për të treguar vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kosovës, ndërkaq pas luftës, diaspora ka qenë bashkë me ne, në çdo hap të rindërtimit dhe zhvillimit të vendit.





