Policia e Kosovës – Stacioni Policor Prizren, përmes Sektorit të Hetimeve, ka shënuar një tjetër sukses kundër veprave penale të vjedhjes.
Gjatë një pune intensive hetimore, më datë 08.12.2025, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar, meshkuj të moshës së re, të cilët dyshohen për kryerjen e pesë (5) rasteve të vjedhjes në qytetin e Prizrenit.
Gjatë intervistimit , të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen e pesë trotineteve në pesë lokacione të ndryshme.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tyre për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për procedurat e mëtejshme ligjore.




