Iniciativa për Progres ka publikuar raporti “Anulimet – forma më e heshtur e keqpërdorimit në prokurim publik”, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2025.
Gjatë konferencës u be e ditur se raporti paraqet analizë të thelluar të anulimeve të aktiviteteve të prokurimit publik në Kosovë për periudhën 2023-2025, ku edhe u tha se nga 1 janari i vitit 2023 deri më 30 shtator 2025 në platformën e prokurimit janë publikuar 7 mijë e 276 njoftime për anulime të aktiviteteve të prokurimit.
Gjatë tre viteve të analizuara janë publikuar 7 mijë e 276 njoftime për anulim, me një shkallë mesatare prej 23% e aktiviteteve të prokurimit që përfundojnë pa kontratë.
Përqindja mbetet pothuajse e pandryshuar ndër vite, duke treguar se prokurimet e anuluara nuk janë rezultat i faktorëve të jashtëzakonshëm, por e një vazhdimësie të mangësive në planifikim, hartim të dokumentacionit, vlerësim të ofertave dhe monitorim financiar.
Analiza tregon gjithashtu se mbi 90% e anulimeve ndodhin pas hapjes së ofertave, çka nënvizon nevojën për adresimin e problemeve strukturore që lidhen me zbatimin e procedurave të prokurimit.




