Në përvjetorin e 50-të të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e përshkroi akademinë si vend ku çdo ide, tezë dhe debat mund të shprehet lirisht.
Ai vuri në pah rolin e ASHAK-ut në lidhjen mes shkencës, artit dhe politikës, duke theksuar se dijet dhe arti, si pasuri publike, formësojnë shoqërinë dhe kontribuojnë në zhvillimin e mendimit kritik, etik dhe estetik në Kosovë.
Kurti kujtoi historinë e akademisë që nga themelimi në vitet ’70 dhe ndikimin e saj në botën akademike brenda dhe jashtë vendit.




