Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka kërkuar sqarime për konkursin e shpallur për Këshillin Ekonomik Social, duke vënë në dyshim përdorimin e termit “degë sindikale”.
SBASHK thekson se Ligji për organizim sindikal nuk përmend këtë term, por përcakton tre forma të organizimit sindikal: shoqata sindikale, federata sindikale dhe Konfederata sindikale.
Për shkak të këtyre paqartësive, SBASHK kërkon anulimin e konkursit aktual dhe shpalljen e një konkursi të ri, ku të përdoren termine të qarta dhe të respektohet Ligji për organizimin sindikal dhe Ligji për Këshillin Ekonomik Social.
Sindikata nënvizon gjithashtu se BSPK-ja është e vetmja Konfederatë e regjistruar në Kosovë dhe duhet të jetë pjesëmarrëse në konkursin e ri si përfaqësuese e punëtorëve.




