Burim Ramadani ka bërë thirrje që institucionet e sigurisë të ndërmarrin hapa urgjentë për krijimin e një sistemi funksional strehimoresh në të gjitha komunat e Kosovës, për t’u përgjigjur me efikasitet në situata emergjente dhe rrezikime të sigurisë kombëtare.
Ai tha se, nëse AAK merr pushtetin, do të hartohet një plan i posaçëm në bashkëpunim midis Ministrisë së Mbrojtjes, MPB-së, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, komunave dhe institucioneve tjera.
Ramadani theksoi se do të identifikohen bodrumet dhe hapësirat publike e private për t’i shndërruar në strehimore funksionale, me qëllim që vendi të jetë i përgatitur në raste krizash.




