Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj momentit kur deputetja e LVV-së, Edona Lalloshi, i kushtoi këngë Albin Kurtit në një tubim me mërgimtarë në Zvicër. Ajo e cilësoi këtë veprim si “përtej marrëzisë” dhe të rrezikshëm për mentalitetin që, sipas saj, po promovohet.
Çitaku theksoi se kur një deputete i kushton këngë liderit në një ngjarje zyrtare partiake dhe ai e pranon këtë duke duartrokitur, kjo nuk është më folklor politik, por shenjë e një kulture politike të dëmshme për shëndetin demokratik.




