Pas një seance dy-orëshe, Gjykata ka vendosur dy masa sigurie për tre personat e arrestuar si të dyshuar për pengmarrje.
Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj do të mbahen nën “arrest në burg”, ndërsa për Vilson Agaj është caktuar masa “arrest në shtëpi”.
Hetimet ndaj të treve do të vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa organet e drejtësisë do të ndjekin procedurat ligjore në vijim.




