Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media.
Kjo ngjarje pritet të nisë me fillim nga ora 16:30, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Një konferencë e tillë vjen pas reagimit nga i Dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i cili akuzoin president Osmani për manipulim të fjalëve të Presidentit Trump, në një reagim të saj.
Osmani ka paralajmëruar se në këtë konferencë do të flas edhe për raportimet se Kosova ishte cak i tentim sulmit nga ana e Serbisë.




