Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Ramadan Morinës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Sipas aktakuzës, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Malishevës, i pandehuri, në bashkëkryerje me forca policore dhe ushtarake serbe, dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, si dhe në shkatërrimin e pronës, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 civilëve.
Morina ndodhet në paraburgim, ndërsa rasti është dërguar për trajtim në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.




