Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat mbi performancën financiare të kompanisë së ujësjellësit “Ibër-Lepenci”.
Sipas Muratit, ndërmarrja ka punuar me humbje prej 3-4 milionë euro në vit gjatë dekadës së fundit, ndërsa që nga viti 2022 ka filluar të operojë me fitim.
Ai ka kërkuar nga mediat e pavarura të tregojnë se kush ka udhëhequr kompaninë gjatë viteve me humbje.





