Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot me dy ndeshjet hapëse të javës së 18-të, të fundit për sezonin vjeshtor.
Ferizaj pret Llapin në një duel të rëndësishëm për mbijetesë, ndërsa Prishtina përballet me Drenicën me synimin për t’u rikthyer te fitorja dhe për të mbetur në garë me liderin Ballkani.
Të dyja ndeshjet zhvillohen sot duke filluar nga ora 13:00.




