Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar gjatë tubimit me qytetarët në Deçan se për zhvillimin e Dukagjinit do të ketë fokus në lidhjet infrastrukturore, mbështetjen e bujqësisë dhe bizneset familjare, si dhe në sistemet e ujitjes.
Ai theksoi se një nga prioritetet më të larta të qeverisjes është përfundimi i magjistrales Klinë-Gjakovë, si dhe përfundimi i magjistrales Prishtinë-Pejë, që sipas tij do të jetë një prioritet kombëtar.




