Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka thënë se partia e tij mund të përkrahë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit, por jo një Qeveri të tretë Kurti.
“PDK-ja e përkrah Limajn, por jo Qeverinë Kurti 3,” tha ai në Tëvë1.
Sipas Nurës, pushteti po e trajton seriozisht afatin 30-ditor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe po kërkon zgjidhje për të shmangur zgjedhjet.
Ai shtoi se po bëhen përpjekje për një marrëveshje mes LVV-së dhe Nismës.




