Inspekoriati Policor i Kosovës ka hapur sot zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut.
Si përmirësim të shërbimeve dhe forcim të besimit të qytetarëve në sundim të ligjit e kanë parë këtë hap, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj.
“Zyrat e reja të IPK-së në Mitrovicën e Veriut do të funksionojnë në shërbim të qytetarëve nga e hëna deri të premten, nga ora 08:00 deri në orën 16:00”, thuhet në komunikatën për media.




