Sadettin Saran, president i klubit turk Fenerbahçe, u arrestua nga policia me akuzën e shitjes dhe përdorimit të drogës. Ai kishte mohuar më parë çdo lidhje me substanca të ndaluara.
Arrestimi erdhi pas kontrolleve në banesën e tij dhe hetimeve që përfshijnë një rrjet të madh personash të lidhur me trafikun e drogës, përfshirë edhe gazetarë.
Ngjarja ndodh disa ditë pas arrestimeve të futbollistëve, arbitrave dhe drejtuesve të tjerë të përfshirë në baste të paligjshme.




