Me rastin e përvjetorit të rënies së zyrtarit policor Izet Demaj, Policia e Kosovës organizoi homazhe dhe vizita përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Në aktivitet morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë-Pejë, komandanti i Stacionit Policor-Istog, eprorë, zyrtarë policorë, familjarë dhe qytetarë.
Sakrifica e Demajt shërben si shembull i përkushtimit, guximit dhe shërbimit ndaj vendit, dhe kujtimi i tij do të jetojë përherë në radhët e Policisë dhe në zemrat e qytetarëve.




