Kandidati për deputet i PDK-së me numër 110, Abelard Tahiri, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar periudhën si një bashkim shpresash dhe ëndrrash për një Kosovë më të mirë.
Tahiri thekson se pritja e ngrohtë dhe besimi i qytetarëve ka qenë forca kryesore e fushatës, ndërsa bashkë me Kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza, ai premton që rruga përpara do të jetë e mbështetur në besim, guxim dhe dashuri për atdheun.
“Ju jeni forca jonë. Bashkë përpara, Kosova fiton”, përfundon mesazhi i tij.




