Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se fushata zgjedhore e partisë ka përfunduar me sukses, duke e cilësuar atë si një shembull bashkimi dhe energjie pozitive.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin nesër dhe të votojnë për PDK-në dhe kandidatin Bedri Hamza, duke theksuar se kjo është zgjedhja më e mirë për Kosovën.
Krasniqi theksoi rëndësinë e ndryshimit, bashkimit, stabilitetit dhe mirëqenies për vendin.




