Policia e Kosovës ka bërë publike planin dhe angazhimet e saj për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Bazuar në ligjet në fuqi, Policia ka hartuar urdhrin operativ dhe ka organizuar resurset e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe rendin publik gjatë gjithë procesit zgjedhor.
Plani policor përbëhet nga katër faza: periudha parazgjedhore, sigurimi gjatë fushatës, garantimi i sigurisë në ditën e votimit dhe periudha pas zgjedhjeve për transportin e materialit zgjedhor. Aktualisht po zbatohet faza e tretë, dita e votimit, ndërsa faza e katërt do të vijojë deri në përfundim të procesit.
Qëllimi kryesor i këtij plani është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për qytetarët, sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit, si dhe mbrojtja e materialit zgjedhor. Policia gjithashtu do të trajtojë çdo vepër penale që cenon të drejtën e votës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe KQZ-në.
Qytetarët inkurajohen të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë çdo rast të kundërligjshëm përmes numrit 192, linjës 038 550 999, email-it [email protected]
ose në stacionet më të afërta policore.




