Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar gjatë Zgjedhjeve Parlamentare në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj.
Pas votimit, Basha e cilësoi ditën e zgjedhjeve si festë të demokracisë dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje.
Ai falënderoi të gjithë akterët institucionalë për organizimin e procesit dhe bëri thirrje për pjesëmarrje të lartë, duke nënvizuar se vota e qytetarëve vendos për të ardhmen e vendit.




