Pas publikimit të rezultateve të para në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë nisur reagimet nga subjektet politike. Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar lidhur me rezultatin e partisë së tij, duke theksuar se vullneti i qytetarëve duhet respektuar.
Gashi ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve nuk mund të injorohet dhe se kërkohet reflektim serioz pas mesazhit të dhënë nga votuesit. Sipas tij, reagimi institucional dhe politik duhet të jetë i përgjegjshëm.
“Kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet. Kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm”, ka shkruar Gashi.




