Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se nesër nga ora 12:00 do të nisë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Radoniqi tha se në të njëjtën kohë do të nisë edhe konfirmimi i votave për subjektet politike. Shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pasi të numërohen edhe votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe të diasporës.
“Numërimi do të fillojë nga ora 12:00, pasi gjithë materialet do të pranohen përgjatë natës në Qendrat Komunale të Numërimit. Punimet për numërim do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim,” tha Radoniqi.




