Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, komentoi rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se partia ka qëndruar dhe ka dhënë rezultat në rrethana të vështira.
“Në rrethana aspak të lehta, PDK qëndroi. Punoi. Dha rezultat. Falënderim për kryetarin dhe kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza, për kandidatët për deputetë, strukturat dhe aktivistët tanë kudo në Kosovë. Faleminderit qytetarëve që na besuan. Urime atyre që dolën të parët. PDK do të kthehet më e fortë. Për Kosovën. Sepse PDK nuk ndalet!”, shkroi Gjoshi.




