Interi e siguroi fitoren në Bergamo falë gabimeve të mbrojtjes së Atalantës, me golin vendimtar të Lautaro Martinez. Argjentinasi shënoi për ndeshjen e katërt radhazi në Serie A, duke i dhënë tre pikë “Nerazzurrëve”.
Atalanta pati raste të mira, por golat e tyre u anuluan për pozicion jashtë loje, ndërsa një mundësi e fundit e Samardzic në fund u humb. Kjo ishte humbja e nëntë radhazi e Atalantës ndaj Interit në të gjitha garat.
Me këtë fitore, Interi kthehet në krye të tabelës me 36 pikë, një më shumë se Milani dhe dy më shumë se Napoli.




