Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka lavdëruar rolin e kryetarit të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke e cilësuar atë si figurë kyçe politike dhe morale për partinë.
Sipas tij, Hamza ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë pesë viteve të fundit, duke menaxhuar situata të vështira dhe duke zgjidhur probleme që dukeshin të pazgjidhshme, veçanërisht në periudhën kur PDK-ja ishte pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.





