Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar popullin e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për zhvillimin e zgjedhjeve dhe fitoren e Vetëvendosjes.
Ajo thekson se Shqipëria dhe Kosova ecin krah për krah në rrugën europiane, duke theksuar bashkimin e dy vendeve përtej çdo kufiri.
Spiropali vlerëson maturinë dhe përgjegjësinë qytetare të zgjedhësve dhe standardet e larta të fushatës zgjedhore.




