Në episodin e parë të “E Diella” më 1 janar, atmosfera festive e transmetimit u pasua nga një moment surprizë që rrëmbeu vëmendjen e publikut.
Këngëtari Sinan Hoxha bëri publik lajmin gjatë bisedës me moderatoren Megi Pojani, duke zbuluar se ajo e kishte rezervuar për një moment shumë të rëndësishëm personal: martesën e saj më 12 gusht 2026.
Megi Pojani e konfirmoi lajmin me një përgjigje të shkurtër: “Po, e bëra.” Lidhja e saj me futbollistin Endri Çekiçi është e njohur për publikun përmes fotove dhe videove të përbashkëta, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë deklarata zyrtare më parë.




