Pika kufitare e Kakavijës po përballet me rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve gjatë ditëve festive. Gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar gjithsej 8 886 shtetas, prej tyre 2 864 në hyrje dhe 6 022 në dalje të territorit.
Po ashtu, janë regjistruar 2 913 mjete, përkatësisht 864 në hyrje dhe 2 049 në dalje. Shërbimet policore vijojnë angazhimin për të garantuar qarkullim normal dhe respektim të procedurave kufitare.




