Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka deklaruar se ndonëse pushteti i ka takuar Lëvizjes Vetëvendosje, roli vendimtar në periudhën e ardhshme i takon opozitës.
Në një shkrim të saj, Tahiri thekson se dy momentet kyçe ku opozita mban “çelësin e suksesit” janë zgjedhja e presidentit të ri dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Ajo shton se mbetet të shihet se si opozita do t’i përgjigjet, sipas saj, arrogancës, fyerjeve dhe mungesës së bashkëpunimit nga ana e VV-së.




