Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht përmes postës. Sipas njoftimit, nga fillimi i numërimit më 3 janar në ora 16:00 deri më 5 janar në ora 10:00, janë hapur dhe numëruar 68 nga gjithsej 92 kuti votimi.
Fletëvotimet e deritanishme i përkasin komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Viti.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të dhënat po përditësohen vazhdimisht në platformën zyrtare të rezultateve.




