Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, rreth 80% e votave me postë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit janë numëruar. Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me mbi 70% të votave me postë, e ndjekur nga LDK me 10.64% dhe PDK me 8.33%.
Rezultatet e përmbledhura nga KQZ tregojnë se VV ka marrë 50.52% të votave totale (462,487 vota), ndërsa PDK renditet e dyta me 20.48% (187,455 vota).





