Besa Gaxherri ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas deklaratës së tij për mundësinë e zgjedhjeve të reja lidhur me çështjen e presidentit.
Gaxherri tha për GazetaBlic se Kurti lidh çdo proces politik me interesin elektoral.
Ajo shtoi se LDK-ja ende nuk ka marrë një qëndrim për zgjedhjen e presidentit, por theksoi se partia fituese duhet të nisë negociatat me partitë tjera për këtë proces, për të shmangur zgjedhje të reja në mars.




