Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka përcjellë urime besimtarëve të besimit ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.
Në mesazhin e saj, Osmani ka uruar që kjo festë të jetë burim paqeje, harmonie dhe dashurie për çdo familje, duke theksuar rëndësinë e afërsisë, mirëkuptimit dhe shpresës për ditë më të mira.
Ajo uroi shëndet dhe begati për secilën shtëpi, duke përmbyllur mesazhin me urimin: “Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”.




