Detaje të reja janë bërë publike lidhur me operacionin që çoi në kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga forcat amerikane.
Sipas një zyrtari të lartë ushtarak, Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u arrestuan teksa po përpiqeshin të fshiheshin në një dhomë të sigurt. Forcat e operacioneve speciale përdorën shpërthyes për të hyrë në zonë, ndërsa gjatë arrestimit çifti pësoi lëndime.
Cilia Flores u paraqit më pas në gjykatë me fasha në fytyrë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se operacioni ishte i shpejtë dhe i suksesshëm.




