Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka mohuar raportimet e disa mediave të Kosovës që sugjeronin se ai ka marrë pjesë në takime joformale mes Kosovës dhe Serbisë me kryediplomatin serb, Marko Gjuriq. Bislimi i ka quajtur këto raportime “dezinformata” dhe ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë takim të tillë.
Ai ka kritikuar mediat kosovare për keqinterpretim të një artikulli të gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ) dhe ka paralajmëruar padi ndaj tyre për shpërndarje të qëllimshme të informacionit të rremë, ndërsa ka vlerësuar se NZZ nuk ka aluduar për ndonjë takim të fshehtë.




