Ish-anëtari i LDK-së, Rexhep Osmani, ka deklaruar se rezultati i LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit e ka sjellë partinë në një pikë kritike dhe ekzistenciale. Ai tha se pa zgjedhje të brendshme dhe organizim të mirëfilltë, situata në parti mund të rëndohet edhe më shumë.
Duke folur në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Osmani kritikoi përçarjet e brendshme dhe garën personale për poste, duke thënë se LDK e ka dëmtuar vetveten. Ai po ashtu kundërshtoi mënyrën e zgjedhjes së udhëheqjes, duke theksuar se drejtimi i partisë u është besuar edhe personave që nuk kanë qenë anëtarë.
Sipas tij, pas zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar, LDK nuk ka pasur më një udhëheqje të mirëfilltë. Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, LDK ka shënuar rënie dhe sipas rezultateve preliminare ka siguruar 15 deputetë.




