Këngëtarja Rita Ora ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj provokuese gjatë një nate në ‘Chateau Marmont’ në Los Angeles. Ajo vesh një bluzë të bardhë transparente me sytjena të zeza prej dantelle, xhinse të lirshme blu dhe këpucë me majë të zezë, të kombinuara me një pallto të gjatë prej lëkure kamoshi ngjyrë kafe të zbukuruar me detaje gëzofi të bardhë.
Rita shfaqet gjithashtu me një çantë të zezë lëkure dhe kapele sportive, ndërsa paraqitja e saj vjen pas deklaratave për fuqizimin e grave dhe dëshirës për të mos u kufizuar vetëm si muzikante. Ajo poashtu ka zgjeruar karrierën në televizion, duke marrë pjesë si jurie dhe mentore në emisione si The Voice UK, The X Factor dhe The Masked Singer.





