Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe formimit të qeverisë së re, Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin veprime konkrete për avancimin e bashkëpunimit me Kosovën.
Në një përgjigje për Tëvë1, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur gatishmërinë për forcimin e partneritetit, përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik të pezulluar në vitin 2025, duke theksuar se kjo kërkon hapa që kontribuojnë në paqe, stabilitet rajonal dhe prosperitet ekonomik.
Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se bashkëpunimi me aleatët, veçanërisht me SHBA-të, do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm.
Politologu Dorajet Imeri vlerëson se intensifikimi i partneritetit me SHBA-të është i domosdoshëm, sidomos në fushën e mbrojtjes, lobimit dhe diplomacisë ekonomike, duke theksuar gjithashtu nevojën që Kosova të jetë më e zëshme për ndëshkimin e përgjegjësve të sulmit në Banjskë.




