Ai akuzoi VV-në për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të kuvendit, duke folur edhe për kryesuesin e seancës Avni Deharin. Sjelljet e tij i cilësoi si arbitrare dhe autoritare.
“Në këto tre ditët e mbetura, konform afatit që ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese, ne jemi në qëndrimin e njëjtë – të ndërrohet kandidati dhe të sillet një nga deputetët e LVV-së që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti. Pastaj, mendoj se mundësohet konstituimi i Kuvendit”, tha Krasniqi.




